top of page

Biografia e Grupit 403

Në Tetor te vitit 1980 u formua Grupi403. Mentor Gjurgjiali ftoi Fatmir Zajmin dhe Naim Osmanin të formojnë grupin dhe të bëjnë muzikë në skenen lokale të Prishtinës.  Grupi403 u paraqit në brucoshiadat dhe apsolventiadat e Fakultetit Juridik te Prishtinës dhe Fakultetit të Mjeksise të Prishtines gjatë vitit 1980 dhe 1981. Në vitin 1982 Grupi u paraqit në programi muzikorë te takimeve te studenteve fakulteteve juridike në afërsi të Mariborit në Sloveni, si pjese e programit te Fakultetit Juridik te Prishtines. Në kete koncert Grupi u paraqit së pari here me emrin Grupi403. Emrin e mori nga dhoma e hotelit ku mblidheshin studentët per te degjuar muziken e grupit.Kjo dhomë u bë dhoma e Mentorit, dhoma 403.Në këtë koncert në skene ishin së bashku Mentori, Naimi, Fatmiri dhe Flaka Surroi dhe u paraqitën me një kenge gospel amerikane ("Sometimes I feel like a motherless child"), dhe me këngën "A do te kthehet"(muzika dhe texti Mentor Gjurgjiali). Ne vitin 1983 Grupi 403 i beri inqizimet para me këngët "Kujtimet" dhe "Boemi", "Indexi", dhe grupit iu bashkangjiten Arben Godanca, Veton Orana dhe vellau i vogel i Mentorit Hektor Gjurgjiali. Me vone grupi inqizoi , "A do te kthehet" dhe pushtoi plotesisht skenen e rrokut Kosovarë. Grupi 403 u shpall grupi i vitit 1983,1984 dhe 1985.

Grupi 403 me sukses perfaqësoi  Kosovën  në Festivalin e RTV've te Opatise në Croaci me këngën "Paraja". Në ate kohe compania a plakave muzikore Jugoton nga Zagrebi ofroi Grupin 403 inqizimin e albumit. 

Grupi 403 inqizoi 9 kënge deri ne vitin 1986. Keto këngë ishin dhe mbeten ajo që e simbolizojne Grupin  403.  Fryma e intelektualitetit dhe artit të Grupit 403 jeton ne keto këngë.

Pas kesaj ne mënyre te pandergjegjshme dhe pa autorizim, Hektor Gjurgjiali inqizoi disa këngë me  muzicient tjere dhe i publikoi ne emër te Grupit 403. Keto këngë jan këngë personale të Hektorit dhe  nuk kan të bëjn asgjë me muzikën e Grupit 403. 

Prej themelimit te Grupit 403 ne vitin 1980 deri ne mbylljen e mediave Kosovare ne vitin 1990 te gjitha intervistat në emër te grupit i bëri lideri i Grupit Mentor Gjurgjiali. 

Kënga "Indexi" ishte në vend të pare të Top Listes së Radio Prishtines një pjesë te gjatë të vitit 1984 dhe gjatë vitit 1985...
Në këtë kohë votat për top listë baheshin nga degjuesit me kartolina dhe postë...
Muzika e Grupit 403 është muzikë urbane, muzikë e qytetit tonë të dashur...Prishtinës ...
Textet e Grupit 403 ishin ënderra, ndodhi jete dhe ndjenjë shpirtrore të kenduara nga nje grup intelektualësh muzikorë...

Këngët e Grupit 403:

1. Boemi

2. Kujtimet

3.A do te kthehet

4. Indexi

5. Me ty

6. Bëhu fer

7. Paraja

8. Mergimtari

9.Ne derë të kujt tani po troket

bottom of page